(Foto / Videoreportazh, nata LIX në Prishtinë) Qarkullim i pakufizuar në orë policore

02 shtator 2020 | 23:05

Në natën e pesëdhjetë e nëntë të masave kufizuese të vendosura nga Qeveria e Kosovës në luftën kundër virusit Covid-19, qarkullimi deri në kohën kur po raportojmë (23:05) është zhvilluar tërësisht i pakufizuar në orë policore, raporton “Epoka e re”.

Ndërsa edhe të mërkurën numri i rasteve të vdekjeve dhe i infektimeve me koronavirus ka qenë i madh.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 488 mostra prej të cilëve rezultojnë 112 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së

Numri total i rasteve pozitive është 13.713 raste nga 52.157 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 539 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 131 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.923 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.251.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar para…