O’Brien thotë se bisedimet mes Kosovës e Serbisë po shënojnë progres

03 shtator 2020 | 19:29

Këshilltari për Siguri i SHBA-së, Robert O’Brien ka bërë me dije se ka progres në takimin në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet palës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, me ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell.

Ai ka thënë se do të vazhdojnë bisedimet më vonë, teksa tha se janë fokusuar në mbështetjen e lidhjeve ekonomike dhe normalizimin ekonomik.

“Liderët e Serbisë dhe Kosovës janë duke bërë progres aktualisht. Bisedimet tona këtë mëngjes janë fokusuar në mbështetjen e lidhjeve ekonomike dhe normalizimin ekonomik. Po shikojmë përpara për bisedimet e reja këtë pasdite”,  ka deklaruar O’Brien.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot nga ora 11:00 në varrezat e lagjes "Arbana" në…