Haradinaj dekoron me medaljen “Me besim në Zot, Atdhe dhe Shtet“, Xhafer Gashin

03 shtator 2020 | 22:10

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi është dekoruar nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me medaljen “Me besim në Zot, Atdhe dhe Shtet“.

Njoftimin e ka bërë publik vetë Xhafer Gashi në profilin e tij.

Postimi i plotë i Gashit:

Mbrëmjen e sotme, në konakun tim, mirëprita mikun e shokun e jetës, kryetarin Ramush Haradinaj, me të cilin nisëm rrugëtimin në periudha të vështira, në  kohën e ilegales dhe në luftë, me idealin e përbashkët për liri e shtetndërtim.

Me këtë rast, nga kryetari Haradinaj, me nder dhe respekt pranova medaljen “Me besim në Zot, Atdhe dhe Shtet“, për të shprehur mirënjohjen e tij të thellë për kontributin e dhënë në çështjen kombëtare, duke e falënderuar për këtë dhuratë të çmuar, u zotova se ashtu sikur deri më tani, do të  vazhdojë përherë të mbetem ushtar lirie dhe të shërbejë me devotshmëri qytetarëve të vendit tim!

Xhafer Gashi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër…