Turqia vazhdon me donacione për FSK-në

04 shtator 2020 | 14:16

Në kazermën “Adem Jashari“ të FSK-së në Prishtinë, sot u bë pranim-dorëzimi i kontigjentit të dytë të donacionit me veshmbathje ushtarake nga Republika e Turqisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës në vlerë financiare prej rreth 1 milion dollar.

Ceremonia e pranim-dorëzimit të pajisjeve përkatëse u bë në prani të zyrtarëve dhe oficerëve të logjistikës së Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së dhe Komandës së Logjistikës si dhe atasheut ushtarak turk në Kosovë me stafin e tij.

Në emër të qeverisë turke, donacionin e dorëzoi, atasheu i Republikës së Turqisë, kolonel Ismail Cenkeri Ersoz, kurse ,në emër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, e pranoi, oficeri i Departamentit të Logjistikës së SHPFSK-së, major Nazmi Zogaj, i cili falenderoi kolonel Ersoz për donacionin e dhuruar dhe mbështetjen e vazhdueshme të ushtrisë dhe shtetit turk për FSK-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në pjesën e fshatit Ngucat, edhe zyrtarisht kanë filluar punimet…