Osmani: Çfarëdo marrëveshje me Serbinë duhet të kalojë në Kuvend

04 shtator 2020 | 14:52

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se çfarëdo marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë duhet të kalojë në Kuvendin e Kosovës.

Sipas saj, para se të arrihet marrëveshja përfundimtare, është e domosdoshme që Kuvendit t`i dorëzohet platforma e bisedimeve, për të cilën, sipas saj, duhet të arrihet konsensus i gjerë. Në këtë kontekst, ajo e potencoi si të domosdoshme edhe transparencën përgjatë këtij procesi.

Këto komente, Osmani i ka bërë gjatë një takimi me ambasadoren finlandeze në Kosovë, Pia Stjernval, me të cilën biseduan për menaxhimin e pandemisë së Covid-19, thuhet në një komunikatë për media nga Kuvendi i Kosovës.

“U bisedua për fillimin e sesionit vjeshtor të punës së Kuvendit të Kosovës dhe fuqizimin e rolit të këtij institucioni në procesin e dialogut me Serbinë”, thuhet në komunikatën për media.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fedor Smolov ka krijuar telashe mes serbëve dhe rusëve me…