Golashënuesi i Moldavisë ndaj Kosovës rezulton me Covid-19, pritet vendimi i UEFA-s

04 shtator 2020 | 15:16

Golashënuesi i Moldavisë në takimin ndaj Kosovës, Ion Nicolaescu, ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit të bërë pas ndeshjes.

Lajmi është konfirmuar nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi, i cili në një prononcim për “Telegrafin” ka thënë se janë në pritje të vendimit nga UEFA.

“Sapo na erdhi informacioni nga UEFA se sulmuesi i Moldavisë i cili ka shënuar gol ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në testin e bërë pas ndeshjes”, ka thënë fillimisht Ademi.

“Vlen të ceket se ai para ndeshjes e ka pasur testin negativ dhe atë dëshmi e ka lojtari dhe UEFA. Tani jemi në kontakt me UEFA-n dhe vendimi i epilogut të ndeshjes i takon atyre”, ka theksuar Ademi.

“Jemi duke jetuar në një gjendje të jashtëzakonshme dhe nuk kemi informata të shumta rreth kësaj çështje. Ne do ta pranojmë dhe respektojmë çdo vendim të UEFA”, përfundoi i pari i FFK-së. Kosova e nisi të enjten mbrëma kampanjën kualifikuese të edicionit të dytë në Ligën e Kombeve. “Dardanët” barazuan me rezultat 1-1 në udhëtim te Moldavia në ndeshjen e zhvilluar në Ennio Tardini në Parma të Italisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi sot se…