Diskutohet për sfidat më të cilat ballafaqohen prodhuesit, përpunuesit dhe grumbulluesit e qumështit

04 shtator 2020 | 15:41

Shefi i Kabinetit të ministrit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Petrit Abdullahu, priti në takim shefin e kabinetit të Ministrisë të Tregtisë dhe Industrisë, Albert Maxhuni, si dhe shefin e divizionit të shëndetit publik në kuadër të AUV-së, Flamur Kadriu, ku biseduan për problemet me të cilat përballet sektori i qumështit në vendin tonë.

“Gjatë takimit të sotëm, saktësisht është biseduar për problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit, përpunuesit dhe grumbulluesit e qumështit, ku Shefi i Kabinetit të MBPZhR-së, ka kërkuar nga Shefi i Kabinetit të MTI-së, që kërkesa në lidhje me ndarjen e produkteve me origjinë bimore dhe origjinë shtazore të fillojë të aplikohet së bashku me inspektorët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, në marketet vendore”, është thënë në njoftimin e MBPZhR.

Sipas këtij njoftimi, Abdullahu ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim, ku gjatë inspektimit në markete vendore dhe në sektorët ku koncentrohen këto produkte të jetë prezent edhe personalisht si përfaqësues i interesave të bujqve dhe agro-përpunuesve vendorë. “Në takimin e mbajtur u diskutua edhe kërkesa tjetër e parashtruar nga Shefi i Kabinetit të MBPZhR-së që të sigurohet hapësira ligjore dhe mundësitë që disa prej produkteve të qumështit, nga prodhuesit vendorë, me afat të qëndrueshmërisë të merren si rezerva shtetërore nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. MBPZhR-ja vazhdimisht do të avokoj, për të gjithë sektorët që lidhen me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe do të vazhdojë të angazhohet maksimalisht, që të jetë sa më afër bujqve tanë, në këtë kohe kur aktivitetet e tyre bujqësore janë vështirësuar”, është thënë në njoftim.

(A.M /Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përplasja mes Lionel Messit dhe Barcelonës vijon dhe e ardhmja…