![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/03/pallaska.png)
Pallaska: Marrëveshja e mirë s’ka nevojë për “specialistë” të marrëdhënieve me publikun
Juristi i njohur Dasti Pallaska ka bërë me dije se rritja e pritjeve për “suksesin historik” të delegacionit të Kosovës në Uashington D.C. është veprim i papërgjegjshëm.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se një marrëveshje e mirë nuk ka nevojë për “specialistë” të marrëdhënieve me publikun.
Sipas tij, askush nuk mund t’ia shes publikut një marrëveshje të dëmshme.
“Rritja e pritjeve për “suksesin historik” të delegacionit të Kosovës në Washington D.C. është veprim i papërgjegjshëm edhe nëse nuk bëhet për të mbuluar ndonjë marrëveshje të dëmshme për vendin. Një marrëveshje e mirë nuk ka nevojë për “specialistë” të marrëdhënieve me publikun ashtu siç edhe këta të fundit – qofshin edhe më të mirët në botë – nuk mund t’ia shesin publikut një marrëveshje të dëmshme”, ka shkruar Pallasak.