Shahini: Kosova dhe Serbia para një akti të madh historik

04 shtator 2020 | 16:22

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, ka deklaruar se marrëveshja bilaterale e nënshkruar me qëllim ekonomik në mes dy shteteve, do të rregullonte edhe çështjet politike të grumbulluara me vite.

“Kosova dhe Serbia para një akti të madh Historik. Shtëpia e Bardhë në Washington për herë të parë  i ka mbledh delegacionet e dy shteteve  të Kosovës dhe Serbisë për të arritur një marrëveshje historike  mes palëve të hasmura me decenie. Sot,  marrëveshja bilaterale e nënshkruar me qëllim ekonomik  mes dy shteteve do të fillon të  rregullon edhe çështjet politike të grumbulluara me vite.

Ky takim i sotëm vjen pas që EU po thuajse ka dështuar për të zgjedhe këtë problem në negociata për gat 10 vite”, ka shkruar Shahini në profilin e vet në “Facebook”.

Sipas tij, e veçanta tjetër e ditës së sotme është takimi trepalësh mes Presidentit Tramp Kryeministrit Hoti dhe Presidentit Vuçiç, si shtete të barabarta si akte i parë historik  në shtëpinë e bardhë. “Marrëveshja e sotme do të përcillet me shumë duar trokitje, por edhe më shume kritika e rëndësishmja është se Serbia dhe Kosova po ecin si shtete të barabarta, por  të ndara drejt EU”, ka shkruar Shahini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juristi i njohur Dasti Pallaska ka bërë me dije se…