KEDS-i me mega projekte investive vitin e ardhshëm në Istog

04 shtator 2020 | 16:44

 Në kuadër të vizitave dhe takimeve që KEDS po bën nëpër komuna për të inspektuar punët e këtij viti dhe planet për vitin e ardhshëm, sot drejtori i Investimeve të KEDS, Hasan Oz u prit në takim nga Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova ku u diskutua për investimet aktuale dhe ato që parashihen vitin e ardhshëm nga KEDS-i në Komunën e Istogut. “KEDS është duke bërë analiza dhe vizita të vazhdueshme në terren për të parë nga afër rrjetin energjetik. Rrafshin e Dukagjinit, duke përfshirë edhe Istogun, viti i arshshëm do ta gjej me mega projekte investive”, ka deklaruar drejtori për Investime të KEDS, Hasan Oz.

 Tutje ai tha se KEDS është duke shikuar të gjitha mundësitë që Istogut t’i bëhet zgjidhje afatgjate në rrjetin energjetik. “Investimet të cilat po planifikojmë për vitin e ardhshëm, do të bëjnë zgjidhje afatgjate në rrjetin energjetik, ku për 30 vitet e ardhshme nuk do të ketë më nevojë të investohet. Këto investime do të mundësojnë rritjen e kapaciteteve furnizuese dhe do të minimizojnë numrin e prishjeve”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas takimit me kreun e PS-së, Edi Rama, me kreun…