Mushkolaj nga Uashingtoni: Izraeli do ta njoh sot Kosovën

04 shtator 2020 | 17:46

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se në bazë të burimeve sot Kosovën do të njeh shteti i Izraelit.

“Paralajmërimet sipas burimeve tona janë që ka mundësi që Kosovën do ta njeh Izraeli. Ky është plani. Ne i dimë tashmë raportet që SHBA kanë me Izraelin. Një shtet mjaft i rëndësishëm në aspektin strategjik. Kjo do të nënkuptonte edhe angazhimin që kanë SHBA-të për Kosovën…Është një njohje shumë domethënëse që ka një simbolike të veçantë edhe për shkak të raporteve të Izraelit me Serbinë”, tha Mushkolaj i cili ndodhet në Uashington, raporton RTV Dukagjini.

Po ashtu, Mushkolaj përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se delegacioni kosovar po vonohet për tu nisur në Shtëpi të Bardhë, për shkak se marrëveshja e cila pritet të nënshkruhet aty po kundërshtohet nga pjesa e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Vonohet nisja e delegacionit kosovar drejt Shtëpisë së Bardhë. Pjesa e AAK-së kundërshton marrëveshjen dhe nuk pranon të shkojë”, ka shkruar Mushkolaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Interit, Alexis Sanchez, është rikthyer të flasë për…