Haradinaj reagon sërish: Kosova duhet të marrë obligime dhe të drejta vetëm me ShBA-të

04 shtator 2020 | 17:33

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar sërish ndaj paralajmërimit për nënshkrimin e marrëveshjes ekonomike në Uashington.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nuk do të pranoj që Kosova të nënshkruaj marrëveshje trilaterale ku Serbia është palë karshi Kosovës.

Sipas tij, Kosova duhet të marrë obligime dhe të drejta vetëm me ShBA-të.

“Unë nuk do të pranoj që Kosova të nënshkruaj marrëveshje trilaterale ku Serbia është palë karshi Kosovës. Kosova duhet të marrë obligime dhe të drejta vetëm me ShBA, ku vetëm ShBA-të janë garantuese të sovranitetit dhe zhvillimit tonë. Ujmani është i yni dhe pranojmë bashkëpunim vetëm me ShBA-të për zhvillimin e energjisë dhe ujërave”, ka shkruar Haradinaj.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Delegacioni i Kosovës është nisur drejtë Shtëpisë së Bardhë, ku…