Status quo

04 shtator 2020 | 18:14

Erich Fried

Status quo

 

Kush do

Që bota

Të mbetet

Ashtu si është

Ai nuk do

Që bota të mbetet

 

Shembull i vogël

 

Edhe jeta e pajetuar

Merr fund

Ndoshta më ngadalë

Se një bateri

Në një llambë dore

Që s’përdoret kurrë

 

Por kjo nuk ndihmon shumë:

Kur njeriu

(Supozojmë)

Pas vitesh të tëra

Do ta ndezë atë llambë ajo

Nuk nxjerr asnjë rreze drite

Dhe nëse ti e ndez atë

Has vetëm në kockat e tua

E nëse nuk ke fat

Edhe ato

Do të jenë të brejtura

 

Ndërkaq që ti

Po aq mirë

Do të mund të kishe ndriçuar

 

Një parakusht shtesë

 

Nuk është

Vetëm e rëndësishme

Që një njeri

Të mendojë drejt

 

E rëndësishme është

Gjithashtu

Që ai që mendon drejt

Të jetë njeri

 

(Përktheu: Ismet Daci. Marrë nga revista “Akademia”, nr. 7)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arben Dedja Thikat Kur në qershor të vitit 1995 vajtëm…