PDK-ja: Delegacioni i Kosovës humbi shansin për marrëveshje finale që siguron njohjen e ndërsjellë dhe ulësen në OKB

04 shtator 2020 | 18:25
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e sheh me shqetësim të madh shansin e humbur nga delegacioni i Kosovës për marrëveshje finale të njohjes së ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë që duhej të ndodhte sot në Uashington.
“Çdo marrëveshje e nënshkruar në këtë mënyrë, pa transparencë, që nuk ka njohje të ndërsjellë, krijon shqetësim dhe pasiguri. Aq më tepër, deri në këtë moment, nuk është bërë publike përmbajtja e marrëveshjes. PDK-ja që nga fillimi ka qenë e bindur se përfshirja e SHBA-së në procesin e përmbylljes së dialogut mes Kosovës e Serbisë është e domosdoshme, por marrëveshjet që nuk parashohin njohje të ndërsjellë, nuk ofrojnë zgjidhje të problemit mes Kosovës dhe Serbisë. Për më tepër, është edhe më e rëndë në qoftë se ka cenim të Kushtetutës, sovranitetit dhe interesave strategjike të Kosovës”, thuhet në komunikatën e PDK-së.
“Nuk ka negociata me territore e as me pasurinë tonë kombëtare. Qëndrimi i PDK-së ka qenë dhe mbetet, se në Uashington dhe Bruksel të shkohet për një marrëveshje gjithëpërfshirëse përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë që garanton njohje të ndërsjellë, ulësen në OKB dhe nuk e cenon integritetin territorial të vendit”, theksohet më tutje në komunikatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e ka përshëndetur nënshkrimin e…