![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/04/Ramush-Haradinaj.jpg)
Haradinaj mirëpret nënshkrimin e marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë
04 shtator 2020
| 18:36
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur marrëveshjen e nënshkruar sot në Shtëpinë e Bardhë.
“Miqtë e vërtetë gjithmonë e kuptojnë shqetësimin e drejtë. I lumtur që shqetësimet tona në pikën kontestuese për Ujmanin, kanë reflektuar në marrëveshjen e nënshkruar. Besimi ynë në rolin dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjithmonë ka qenë i paluhatshëm dhe i tillë mbetet! Faleminderit President Trump! Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.