Hoti: Marrëveshja në Uashington, hap i madh drejt njohjes reciproke

04 shtator 2020 | 19:57

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, pas nënshkrimit të marrëveshjes me Serbinë në Uashington, në një konferencë për media, tha se marrëveshje e arritur, është një hapi i madh drejt normalizimit të Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo është një marrëveshje që është hap i madh drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që do të finalizohet me njohjen reciproke mes dy vendeve. Nga Shtëpia e Bardhë kanë ardhur gjithmonë lajme të mira”, tha Hoti.

Ai tha se elementet kryesore të marrëveshjes kanë të bëjnë me projektet të mëdha infrastrukture.

“Unë kam pritje të mëdha që këto projekte, ashtu siç kam thënë gjithmonë, do ta ndërrojnë peizazhin ekonomik në Kosovë dhe rajon. Unë jam i bindur se projekti i hekurudhës, i autostradës, hekurudha pastaj që nxjerr në portin e Adriatikut, gazit që vjen nga Maqedonia e Veriut, do ta bëjnë Kosovën brenda tri deri në pesë vjetësh qendër kryesore në nivel të rajonit”, tha Hoti.

Hoti, tha se për realizimin e projekteve do të investohen mbi 1 miliard euro.

“Ka premtim të qartë se të gjitha këto projekte të të fillojnë së zbatuari brenda një viti”, tha Hoti.

Ai tha se kanë marrë zotime nga SHBA-ja se për realizimin e projekteve do të aplikohen politikat e vetë SHBA-së, për shembull për rregullimin e tregut të telekomunikacionit ose për të drejtat fetare apo të personave të caktuar.

“Na është kërkuar që për një vit ne të pauzojmë në anëtarësim në organizata ndërkombëtare, jo për njohje të reja. Ndërkaq, Serbia është obliguar që për një vit të stopojë çfarëdo kampanje për anëtarësimin e Kosovë në organizata ndërkombëtar dhe për njohje te reja të Kosovë. Vet njohja sot nga Izraeli besoj së është shenjë e qartë e vendosmërisë së presidenti Trump dhe administratës se tij, për të çuar përpara projektin final të konsolidimit të shtetësisë së Kosovës”, tha Hoti.

Kryeministri Hoti, duke folur për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, ai ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

“Sapo përfundova një telefonatë me kryeministrin Netanyahu dhe u dakorduam që sa më shpejt të kemi ambasadën në shtetin e Izraelit”, tha Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  SHEFQET DIBRANI  (Lulëzim Etemaj & Isuf Sherifi, “Dritë mbi…