Ministrja Bajrami do të vizitojë FMN-në dhe Bankën Botërore

05 shtator 2020 | 18:31

Kryeministri Avdullah Hoti njoftoi se ka biseduar me shefin e misionit që mbulon Kosovën në Fondin Monetar Ndërkombëtar në Uashington, Gabriel Di Bella, të cilën e cilësoi si shumë përmbajtjesore.

Hoti ka thënë se pas dy jave, ministrja e Financave, Hykemete Bajrami, do të vizitojë FMN-në dhe Bankën Botërore në Uashington për të diskutuar mbështetjen për Kosovën nga këto dy institucione të rëndësishme.

“Orientimi i Qeverisë është që të nisim një program bashkëpunimi me FMN për të mbikëqyrë reformat dhe avancimin e skemave pensionale dhe sociale si dhe menaxhimin më të mirë të borxhit publik. Përmes këtij programi me FMN-në sigurohet kredibiliteti ndërkombëtar i menaxhimit makro-fiskal të shpenzimeve publike nga ana e Qeverisë së Kosovës, duke na krijuar mbështetje për të siguruar financim nga Banka Botërore, BERZH, EIB dhe institucione të tjera financiare për projekte infrastrukturore, energjetike dhe në ujëra, që janë pjesë e programit zhvillimor të Qeverisë dhe rimëkëmbjes ekonomike”, ka thënë Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Volkswagen Polo GTI është jashtëzakonisht i preferuar nga njerëzit që…