Mezi po pres të debutoj me Chelsean

05 shtator 2020 | 18:44

Kai Havertz u prezantua mbrëmjen e djeshme si lojtari më i ri i Chelsea. 21-vjeçari firmosi një kontratë 5-vjeçare me “Blutë e Londrës” dhe do të përfitojë një rrogë prej 8 milion eurosh në sezon.

Gjermani ofensiv ndihet në qiellin e shtatë dhe ka postuar një mesazh për tifozët e rinj në rrjetet sociale, aty ku ndër të tjera shkruan: “Nuk mund të ndihesha më krenar dhe i privilegjuar se kaq për faktin që firmosa me Chelsea. Dje ishte dita kur u bë realitet ëndrra e fëmijërisë time. Mezi po pres të vesh fanellën e Chelsea dhe të luaj në ‘Stamford Bridge’. Shpresoj të ndodhë sa më shpejt dhe të prezantohem përpara tifozëve tanë të pabesueshëm”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City është shumë afër që ta zyrtarizojë Kalidou Koulibalyn.…