Anglia mezi e mposhti Islandën

05 shtator 2020 | 20:51

Një penalti e konkretizuar nga Raheem Sterling i ka siguruar Anglisë tri pikët e para në edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Anglia fitoi 1:0 ndaj Islandës.

Ndeshja u përcoll me fund dramatik. Pas golit të Sterlingut, islandezët patën rastin të barazonin në minutat shtesë, por Bjarnason gjuajti jashtë nga pika e bardhë.

Të dy kombëtaret mbyllën takimin me nga një futbollist më pak, pasi Kyle Walker e Ingi Ingason u ndëshkua me të kuq.

Ekipet bëjnë pjesë në Grupin 2 të Ligës A. Aty janë edhe Belgjika e Danimarka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulejman Shabani Kur pata kalue me nji vjeshtë të vonë…