Kalenderi vendos rekord të ri në Brezovicë

06 shtator 2020 | 16:57

Liridon Kalenderi, pas rekordit në shtegun e Grashticës, të njëjtën e ka bërë edhe në Brezovicë, madje me kohë edhe më të “çmendur”.

Ai me Mitsubishi Evo 9, shtegun e gjatë 7.7 kilometra e kaloi për vetëm 04:01.966 minuta, me shpejtësi mesatare 114.561 km në orë ose 16 sekonda më shpejt se rekordi paraprak. “Ishte një garë shumë e mirë, përfshirë edhe dy vozitjet e djeshme. Sot isha shumë i përqendruar, ndërsa edhe vetura në gjendje mjaft të mirë dhe në fund e arrita këtë sukses për të cilin gjithsesi jam i kënaqur. Konkurrenca është e fortë, prandaj për të arritur sukses duhet rrezikuar shumë. Shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm edhe në garat tjera, por gjithsesi synimi im është suksesi në garat ndërkombëtare”, ka thënë Kalenderi.

Pozita e dytë në plasmanin e përgjithshëm i takoi Përparim Dushit, po ashtu me Mitsubishi Evo 9, i cili në cak arriti me kohën 04:09.610 minuta (07.644 sekonda vonesë në krahasim me fituesin, ndërsa podiumi i fituesve u plotësua me Besfort Bunjakun, i cili me Opel Astra SP u rendit në pozitën e tretë me kohë 04:22.413 minuta. Në konkurrencën ekipore, Prizreni D&G u rendit në pozitën e parë me 82.5 pikë, para Eurogoma RT me 70.5 dhe Prishtina RT me 66 pikë./kp

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti për çështjet e Ballkanit, Tim Judah, ka thënë se…