Filloi ndeshja Kosovë – Greqi

06 shtator 2020 | 20:46

Ka filluar ndeshja e Ligës së Kombeve në mes Kosovës dhe Greqisë, e cila po  zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” kanë disa mungesa të rëndësishme në formacion, por janë optimist se mund të marrin pikët e plota ndaj grekëve, të cilët kanë një skuadër mjaftë cilësore. Kosova luajti baras me Moldavinë para tri ditësh në Itali dhe tash synojë që mos të përsërisin gabimin e njëjtë, ani pse kundërshtari dallon.

“Sa i përket kësaj lige kjo mund të jetë njëra prej ndeshjeve më të rëndësishme. Padyshim që Greqia është favorite, por ne do të mundohemi të fitojmë ndaj tyre. Mund të ketë ndryshim të sistemit, por duhet ta kemi parasysh që kemi një kundërshtar që nuk na lejon të luajmë ashtu si dëshirojmë ne. A do të luajmë për fitore apo për barazim? Filozofia ime e punës nuk ma lejon ta përgatis ndeshjen për barazim. Sigurisht që nuk do të jetë lehtë, por ne do të kërkojmë të zhvillojmë lojën tonë dhe të fitojmë”, ka deklaruar Bernard Challandes.

UEFA ka caktuar gjyqtarin çek, Pavel Kralovec që të ndajë drejtësinë në këtë takim. Asistentët e Pavel do të jenë Ivo Nadvornik dhe Tomas Moukrusch, po ashtu nga Çekia. Gjyqtari i katërt do të jetë Miroslav Zelinka.

 

(V.Z / Epoka e re)

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Sheshin e Pavarësisë në Podgoricë po mbahet një "tubim…