Kuvendi miraton ligjet e rëndësishme për Agjendën për Reformë Europiane

30 mars 2018 | 20:00

Kuvendi i Kosovës ka miratuar nëntë projektligje që ndërlidhen Agjendën për Reformë Europiane (ERA) dhe Raportin për Vendin.

Këto ligje duhet të miratoheshin deri më 31 mars, më se largu dhe kjo ishte iniciativë e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. Për miratimin e tyre ai ka falënderuar edhe deputetët.

“Kuvendi i Kosovës sot miratoi të gjitha projektligjet e mbetura që ndërlidhen me Agjendën për Reformë Europiane (ERA) dhe Raportin për Vendin. Me këtë, kemi bërë edhe një hap më tutje në procesin e integrimit në BE dhe liberalizimin e vizave. Falënderoj të gjithë deputetët për punën e sotme. Shpresoj që ky ritëm të na përcjellë edhe në vazhdim, sepse ka ende shumë projektligje me rëndësi për jetën e qytetarëve”, ka shkruar Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, sot e ka autorizuar zëvendësin…