Ministri Likaj dhe kryetari i SBASHK-ut vizituan disa shkolla në Obiliq

07 shtator 2020 | 14:13

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri, kanë vizituar Gjimnazin “17 Shkurti”, Shkollën e Mesme Profesionale “Ismajl Dumoshi” në Obiliq dhe Shkollën e Mesme të Ulët “Hasan Prishtina” në fshatin Milloshevë.

Të shoqëruar nga kryetarja e nivelit komunal sindikal, Luljejta Boshnjaku dhe drejtori i DKA-së, Rexhep Zeka, ata kanë parë nga afër përgatitjet e bëra dhe angazhimin e vazhdueshëm të të punësuarve në këto institucione arsimore për t’u përgatitur sa më shumë për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor më 14 shtator.

Drejtorët dhe të punësuarit tjerë në këto shkolla kanë shprehur gatishmërinë për të nisur mbarë vitin shkollor, kurse drejtori i DKA-së ka lavdëruar bashkëpunimin me MASH-in e SBASHK-un dhe ka deklaruar se gjatë këtyre ditëve të mbetura do të finalizohen gjithë përgatitjet për të nisur mbarë me vitin e ri shkollor.

Ministri i MASH-it, Ramë Likaj dhe kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj kanë vizituar edhe Kuvendin Komunal dhe kanë bashkëbiseduar për arsimin në këtë komunë me nënkryetarin Ibush Mjekiqi.

Ata janë shprehur se këto vizita të përbashkëta në institucionet arsimore janë dëshmi e bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët në shërbim të arsimit .

Likaj dhe Jasharaj edhe në ditët në vazhdim o të vizitojnë institucionet arsimore në komunat tjera të Kosovës.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Pak e sertë, si mirditorët". Kështu ka shkruar modelja e…