Drejtorët komunalë në Malishevë raportojnë për punët e tyre para kryetarit Begaj

07 shtator 2020 | 15:39

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka drejtuar mbledhjen e rregullt të Këshillit të drejtorëve, në të cilën ka kërkuar raportim nga së cili drejtor për punët e kryera, projektet të cilat janë në vazhdim si dhe të procedohet më projektet të reja të cilat janë të planifikuara.

Drejtori i drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, ka njoftuar se nga 7 shtatori ka filluar me procesin e punës Çerdhja “Zërat e Ëmbël”, në Malishevë, pasi tërë punëtorët kanë rezultuar negativ pas testit të bërë për Covid-19.

Ai në këtë mbledhje ka raportuar se janë përgatitur me tekste shkollore, maska dhe dezinfektant edhe për fillim të mësimit në institucionet publike shkollore, si dhe për së cilin variant që mund të paraqitet në vijim të procesit mësimor.

Nga Inspektorati, drejtori, Dibran Kastrati ka thënë se janë në inspektim të vazhdueshëm të të gjitha lokaleve biznesore. “Në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse do të mbikëqyrim zbatimin e masave anti Covid se si po zbatohen. Kjo punë do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim”, ka thënë ai.

Drejtoresha e Administratës, Besarta Kryeziu-Ramaj, ka raportuar se ka bërë furnizimin me materiale të zyrave tërë administratën.

Valon Mazreku nga Drejtoria për buxhet e financa ka theksuar se janë duke punuar rreth përgatitjes për buxhetin e viti 2021, në mënyrë që të jenë në linje kohore me afatin ligjor.

Ndërsa drejtori i Urbanizimit, Ahmet Morina, ka thënë se planifikimet e parapara të projekteve, në rrugë, ndriçim, kanalizime, në sektorin e sportit dhe shumë projekte tjera, janë duke u realizuar.

Në këtë mbledhje kanë raportuar edhe drejtor i DKRS-së, Rexhep Mazreku, Hafir Rexha nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Liridon Hoti nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Bashkim Krasniqi nga Drejtori për Gjeodezi dhe Kadastër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Gjilanit,…