Aliti: Na munguan tifozët, muajin tjetër e bëjmë ëndrrën realitet

07 shtator 2020 | 17:12

Kosova ka pësuar humbjen e parë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve. ‘Dardanët’ janë mposhtur në Prishtinë me rezultat 1-2 nga Greqia, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Mbrojtësi Fidan Aliti i është drejtuar tifozëve nëpërmjet një postimi në “Instagram”. “Të dashur tifozë, e ndjejë obligim t’iu drejtohem të gjithëve pas ndeshjes me Greqinë. E di që kjo ndeshje nuk ishte siç, kemi pasur dëshirë si ne lojtarët ashtu edhe ju tifozët. Përfundimisht, përkrahja juaj na mungoi në tribunat e stadiumit, që ishte bosh. Dihet që me ju, ‘Dardanët’ ne jemi më të fortë. Ne jemi kombëtare e vogël dhe duhet të mësojmë prej këtyre ndeshjeve që na bëjnë më të fortë. Ne po rritemi së bashku dhe shihemi muajin tjetër për ta bërë ëndrrën realitet. Përgjithmonë ‘Dardan’”, ka shkruar Aliti.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak…