Omar Imeri transferohet në Turqi

07 shtator 2020 | 21:21

Futbollisti shqiptar, Omar Imeri, është transferuar te skuadra turke Antalyaspor. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit të deri tanishëm të futbollistit, KF Shkëndija.

“KF Shkëndija publikisht falënderon Imerin për kontributin dhe përkushtimin ndaj ngjyrave kuqezi, duke i uruar shumë fat dhe suksese në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

“Bashkëpunimi i mirë mes KF Shkëndija dhe Antalyaspor FC ka bërë të mundur realizimin e transferimit të Omar Imerit kontrata e të cilit skadonte në fund të këtij sezoni”. Imeri u bashkua me Shkëndijën në verën e vitit 2018 dhe ishte pjesë e rëndësishme e skuadrës në fitimin e titullit të kampionit në sezonin garues 2018/2019.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deri më 14 shtator, do të përfundojnë përgatitjet e nevojshme,…