Lajm i mirë, asnjë i vdekur brenda 24 orëve nga Covid-19

08 shtator 2020 | 15:09

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publikë të Kosovës ka bërë me dije se brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me Covid-19.

Një njoftimin për medie, IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore 139 pacientë janë shëruar, kurse janë regjistruar 97 raste të reja me Covid.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me  metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 481 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 97 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk janë raportuar raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 14.301 raste nga 54.924 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 568 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 139 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.782 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.951”, ka njoftuar IKShPK-ja.

(F.D / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me…