Sermaxhaj emërohet trajner i ri i portierëve në SC Gjilani  

08 shtator 2020 | 15:30

SC Gjilani e ka emëruar trajner të portierëve, Enver Sermaxhaj.

“Sermaxhaj, i bashkohet shtabit teknik të skuadrës, ku do ta ushtrojë rolin e trajnerit të portierëve në skuadrën e Gjilanit”, thuhet në njoftimin e skuadrës nënkampione të Kosovës.

Sermaxhaj në periudhën 10 vjeçare kishte mbrojtur ngjyrat e skuadrës së Gjilanit, ku nga viti 2000 e gjerë në vitin 2010, ishte pjesë e kuq e bardhëve dhe ndër to vite kishte bartur edhe shiritin e kapitenit të skuadrës.

Sermaxhaj në pozitën e trajnerit të portierëve e zëvendëson të larguarin Afrim Ajdini.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i djathtë i Kosovës, Mërgim Vojvoda është lënduar në…