Degjeneron në dhunë protesta në Rrugën e Kombit

31 mars 2018 | 11:18

E nisur si e qetë dhe me synim rrëzimin e vendimit për taksë qarkullimi në Rrugën e Kombit, protesta e kuksianëve është shndërruar në dhunë, derisa policia dhe protestuesit akuzojnë njëri-tjetrin për provokim të situatës.

Protesta e banorëve të Kukësit kundër taksës për qarkullim në Rrugën e Kombit, të vënë së fundmi, ka degjeneruar në dhunë.

Pjesëmarrësit e protestës kanë fajësuar policinë për provokim të situatës dhe gjuajtje me gurë dhe gaz lotsjellës në drejtim të tyre.

Policia shqiptare ka kërkuar që protestuesit të qëndrojnë në një lokacion të caktuar, por ata kanë refuzuar duke u thirrur në të drejtën e protestës dhe qarkullimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në bazë të…