‘Jerusalem Post’: Serbia nuk e çon ambasadën në Jerusalem nëse Izraeli e njeh Kosovën

09 shtator 2020 | 11:46

Gazeta e njohur herreje “Jerusalem Post” ka shkruar se njohja e Kosovës nga Izraeli do t’i tensionojë raportet me Serbinë, edhe pse kjo është pjesë e marrëveshjes që dy vendet e Ballkanit kanë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, duke e cituar një burim të afërt me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Serbia nuk do të çojë ambasadën e saj në Jerusalem nëse Izraeli e njeh Kosovën si një shtet të pavarur” ka thënë ky burim për “Jerusalem Post”, që është i njohur me detajet e marrëveshjeve në Uashington.

“Ky hap do t’i dëmtojë relacionet e afërta ndërmjet Izraelit dhe Serbisë që nuk do të jenë më kurrë të njëjta. Kjo është kaq e thjeshtë” ka thënë zyrtari që e ka cituar “Jerusalem Post”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Le të jemi të sinqertë, të famshëmit janë njësoj si…