Marrëveshja e Uashingtonit do të ndikojë në procesin e Brukselit

09 shtator 2020 | 11:50

Politologu Ramush Tahiri ka deklaruar se marrëveshja e Uashingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ndikoj në procesin e Brukselit për marrëveshjen gjithëpërfshirëse ndërmjet dy shteteve.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se tani edhe BE-ja duhet të konkurrojë me procesin që është zhvillua në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator.

“Kjo marrëveshje natyrisht se do të ketë ndikim në procesin e Brukselit. Tash edhe Brukseli duhet të konkurrojë. BE-ja nuk e njeh Kosovën si shtet, madje ende Kosovës nuk i janë liberalizuar vizat. Në këtë drejtim besoj se kjo marrëveshje do ta ketë ndikimin e vet. Amerika është përcaktuar për strategjinë e zhvillimit ekonomik. Pra, duke parë se nëse dy vendet bashkëpunojnë ekonomikisht, integrohen më lehtë në BE. Nëse hyjnë 10 miliardë dollarë investime, atëherë hapen vende pune. Në këtë mënyrë përgatiten ekonomitë e të dy shteteve për t’u integruar në BE. Me këto dakordime, marrëveshja e Uashingtonit në aspektin gjeostrategjik e largon ndikimin rus në rajon. E kemi parë se ka një përplasje mes presidenti Vuçiq dhe Rusisë. Gjithashtu, përmes asaj pikës për 5G, e largon ndikimin kinez”, ka thënë Tahiri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta e njohur herreje “Jerusalem Post” ka shkruar se njohja…