Protestuesit në Rrugën e Kombit i vënë flakën sportelit të pagesës

31 mars 2018 | 12:31

Protesta në Rrugën e Kombit kundër vendosjes së taksës ka dalë jashtë kontrollit dhe protestuesit pasi u përleshën me forcat e policisë, kanë shkatërruar edhe koncesionarin e ngritur për pagesën e taksës, duke i vënë flakën.

Protestuesit janë futur edhe brenda sporteleve dhe kanë shkatërruar edhe kompjuterët.

Ata nuk lejuan as ndërhyrjen e zjarrfikëses për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë, policia u tërhoq në një distancë të konsiderueshme.

Protesta ka bllokuar prej gati 2 orësh edhe lëvizjen normale të automjeteve, duke krijuar radhë që shkojnë deri në 10 kilometra, nga dogana deri në sportel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përsëritur edhe një herë…