Zjarret në një kamp në Greqi lënë afro 13,000 njerëz pa strehë

09 shtator 2020 | 20:22

Zjarret shkatërruan kampin më të madh të migrantëve në Greqi,  një objekt i mbipopulluar në ishullin Lesbos duke lënë afro 13,000 njerëz pa strehë.

Rreth 40 zjarrfikës luftuan me flakët në kampin Moria, i cili ishte i paraparë për më pak se 3,000 njerëz.

Ministri për Migrim i Greqisë, Notis Mitarachi, tha se zjarret “filluan nga azilkërkuesit”, por nuk dha më shumë detaje.

Policia i bllokoi rrugët nga kampi, për të penguar hyrjen e migrantëve në qytetet pranë.

Shumë prej tyre bënë përpjekje të depërtonin në qytetin port Mytilene, por hyrja u bllokua.

Sipas disa njoftimeve, shumë migrantë kanë fjetur nëpër fusha, pas zjarreve që shpërthyen të mërkurën herët.

Komisionarja e Bashkimit Evropian për Çështje të Brendshme, Ylva Johansson, tha se ka rënë dakord për financimin e strehimit të 400 adoleshentëve dhe fëmijëve të pashoqëruar në Greqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nesër, do të qëndrojë për…