![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/08/hoti-4.jpg)
Hoti vajti në Bruksel, takohet me disa zyrtarë
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë ditës së sotme do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Bruksel. Siç njoftoi mbrëmë Zyra e Kryeministrit, Hoti do të zhvillojë disa takime me zyrtarë të Parlamentit Evropian.
Agjenda e vizitës së tij zyrtare përfshin takimin me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian, eurodeputetët, si dhe Komisionin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian.
Vizitia e Hotit në kryeqytetin belg po zhvillohet gjashtë ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes së Uashingtonit, e cila synon “normalizimin ekonomik” mes Kosovës dhe Serbisë.
Ndërkaq, kreu i qeverisë natën e kaluar u shpreh i bindur se marrëveshja finale Kosovë – Serbi do të arrihet në fund të këtij viti. “Jam i bindur se po shkojmë drejt asaj dhe duhet të punojmë së bashku”, tha Hoti.