Paguhen 20 mijë euro në muaj, por këtë profesion s’e dëshirojnë

10 shtator 2020 | 08:38

Një punë që për shumë nga ne do të dukej si një mundësi e shkëlqyer, mesa duket nuk konsiderohet kështu për banorët e Zelandës së Re. Bëhet fjalë për profesionin e mjekut në Tokoroa, një vend pranë Auckland në Zelandën e Re. Fshati ka rreth 13 500 banorë dhe gjendet rreth 130 milje në jug të Aucklandit.

Në rast të ushtrimit të profesionit, përfitimet janë të mëdha. Bëhet fjalë për rreth 20 mijë euro në muaj, pa punë gjatë natës, e as në fundjavë, me qira të vogël, katër ditë pune, si dhe 12 javë pushim në vit.

Për momentin mjeku që punoi atje është Alan Kenny, i cili po përpiqet që ta gjejë zëvendësuesin e tij, por prej 4 muajsh asnjë person nuk është interesuar ta plotësojë këtë vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë ditës së sotme do…