PSG-ja e fillon me humbje kampionatin në Francë
Paris Saint-Germain e ka filluar kampionatin me humbje në Lens, një skuadër e sapopromovuar në ligë. Në këtë ndeshje PSG kishte shumë probleme pasi që disa nga yjet e saj kishin rezultuar pozitiv me COVID-19
Kampioni i Francës, Paris Saint-Germain e ka filluar me humbje sezonin e ri në Francë.
PSG-ja luajti sot ndeshjen e parë pasi që e kishte shtyrë orarin për shkak se kishte arritur në finale të Ligës së Kampionëve ku u mposht nga Bayern Munich në mes të gushtit.
Sot ata e filluan sezonin kundër Lens si mysafirë derisa në pjesën e parë nuk kishte gola. PSG-ja e kishte posedimin por që Lens u treguan më të rrezikshëm pasi që Ganaga goditi shtyllën.
Në pjesën e dytë Lens luajti më mirë dhe arriti që të shënoi në minutën e 56-të ku pas një gabimi të portierit Bulka do të shënonte Ganaga për rezultat 1-0, gol ky që doli të jetë gol i fitores për skuadrën e sapopromovuar në Ligue 1 në Francë.
Kujtojmë se PSG në këtë ndeshje ishte pa lojtarët kryesorë të saj si: Neymar, Mbappe, Paredes, Di Maria, etj të cilët u testuan pozitivë me Covid-19. Kjo është fitorja e parë e Lens në dy ndeshje këtë sezon ku është ngjitur në vendin e 12 kurse PSG mbetet pa pikë në xhiron e parë në vendin e 17.