Mustafa dhe Hoti nuk lejojnë mendimin ndryshe

11 shtator 2020 | 08:43

Mimoza Kusari Lila ka komentuar largimin e Vjosa Osmanit nga LDK-ja. Ajo ka thënë se ajo është përjashtuar nga të vjetrit në parti që më shumë kanë bashkëpunim me PDK-në sesa me deputetët e rinj brenda partisë.

E ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7, deputetja e LV-së, Mimoza Kusari, ka folur edhe për marrëdhëniet që ka pasur brenda grupit parlamentar të LDK-së dhe atij të LV-së.

“Avdullah Hoti dhe Isa Mustafa nuk janë marrë me neve në grupin parlamentar. Aty nuk lejohet mendimi ndryshe. Bashkëpunim kemi pasur me LDK-në fillimisht. E kam ndier veten të jashtme, të përjashtuar. Në të kundërtën, e kemi pasur Albin Kurtin që ka debatuar me ne për çdo vendim, kemi debatuar brenda, kemi shprehur mendimet dhe kemi dalë me një vendim. Te LDK-ja shpesh më ka thirrur Avdullah Hoti dhe më fliste për Ilir Dedën që t’ia ndërroja mendimin. Nuk pranoja”, përfundoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është e pazakontë që ngjarjet në dy pikat vazhdimisht problematike…