Dumoshi: Liga UNIKE na bashkoi në Tiranë

11 shtator 2020 | 10:22

Ministrja e Sportit e Kosovës, Vlora Dumoshi, ka thënë se themelimi i Ligës Unike të Basketbollit është një sukses i jashtëzakonshëm i bashkëpunimit në sport mes Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë.

“Ky është një hap i madh për sportin dhe u ka hapur rrugë edhe sporteve tjera që të fuqizojnë bashkëpunimin ndërmjet federatave përkatëse”, ka thënë Dumoshi.

“Për mua, si ish-sportiste e punëtore shumëvjeçare sportive dhe si një person që tërë jetën e ka kaluar në sport dhe përkrah tij, krijimi i një gare zyrtare të përbashkët mbarëkombëtare përbën realizim të një ëndrre të kahmotshme. Jam e bindur se të gjithë sportistët nga Kosova ndajnë këtë ndjenjë timen:

“Kënaqësi që federatat tona nënshkruajnë një marrëveshje që shënon një sukses kaq të madh sportiv mes dy vendeve tona. Bashkë jemi gjithmonë më të fortë!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Data 11 shtator është futur në historinë njerëzore si një…