Ora e parë e mësimit të hënën do t’i kushtohet Covidit

11 shtator 2020 | 16:58

Bazuar në vendimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021 në kushte pandemie, ora e parë e mësimit, më 14 shtator, do t’i kushtohet informimit dhe vetëdijesimit të nxënësve lidhur me pandeminë Covid-19.

“Në vendim, po ashtu thuhet se, në javët në vijim, së paku një orë në javë do t’i kushtohet informimit të nxënësve për zhvillimet më të reja për pandeminë dhe për përgjegjësitë e nxënësve në luftimin e saj”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.

Më 14 shtator fillon viti i ri shkollor 2020/2021, i cili do të nisë në dy faza. Faza e parë është paraparë të fillojë më 14 shtator në institucionet parashkollore, klasat 1, 2, 3, 6 edhe klasat 10 në shkolla.

Edhe klasa 4-5 do të fillojë sipas skenarit A, mësim të kombinuar ose prani në shkollë.

Ndërsa më 21 shtator do ta fillojnë mësimin klasat 7, 8, 9, 11 dhe 12. Këto klasa do të fillojnë mësimin më 21 shtator si mësim i kombinuar me prani dy ditë në shkollë dhe tri ditë mësim në distancë.

(Qendresa Rama / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është bërë hedhja e shortit për edicionin 2020-2021 në…