AGK-ja: Thellësisht të pikëlluar për vdekjen e gazetarit Sulejman Gashi

11 shtator 2020 | 16:13

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka bërë me dije se me dhimbje të thellë e ka pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit shumëvjeçar, Sulejman Gashi.

“Gashi ishte korrespodent i Radiotelevizionit të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku nga atje raportoi për luftën në Kosovë si dhe për të gjitha zhvillimet nëpër të cilat kaloi shteti i Kosovës. Përveç profesionit të gazetarit, ai ishte edhe një aktivist i shquar në forcimin e marrëdhënieve Kosovë-ShBA. Vdekja e Sulejman Gashit është një humbje e madhe për komunitetin tonë, andaj me pikëllim të thellë AGK iu shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit, Sulejman Gashi”, është thënë në reagimin e AGK-së.

Sulejman Gashi ka pësuar një arrest kardiak në vitin 2016 përderisa ishte në një udhëtim pune dhe që atëherë u përball me probleme shëndetësore.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët të cilët kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sokol Cikalleshi ka firmosur sot kontratë dy vjeçare për Konyasporin,…