Ish-presidentja Jahjaga viziton Stone Castle

12 shtator 2020 | 10:20

Meqë Hardh Fest-i këtë vit nuk mund të festohet sikurse viteve të kaluara me plotë turistë, të rinjë dhe vendas, dje ish-presidentja Atifete Jahjaga së bashku me shefin e zyrës Sllovake në Kosovë, Rastislav Kostilnik ka vizituar Stone Castle.

Ajo ka bërë thirrje që të promovohen produktet e Republikës së Kosovës.

“Vendi i prodhimtarisë së verës e cila shërben si një ndër embelmat më të mira mbarë botërore në promovimin e prodhimeve vendore të cilat kanë vendosur Kosovën në një piedestal, si një prodhues i verës të kualitetit më të lartë botëror”.

“Është për t’u lavdruar përkushtimi, dashuria dhe devotshmëria e familjes së Stone Castle, prodhim i verës me kualitet të lartë e me shije të jashtëzakonshme, të prodhuar në Kosovë e të eksportuar në shumë vende të botës. T’i duam e t’i promovojmë ngado që jemi produktet e Kosovës”, ka shkruar në llogarinë e saj në “Facebook” Jahjaga.

(Qendresa Rama / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Rinasit ka bërë të mundur kapjen e një…