Rudina kujton babanë e vrarë 22 vjet më parë

12 shtator 2020 | 13:45

Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Rudina Hajdari, kujton vrasjen e 22 viteve më parë të prindit të saj, Azem Hajdari. Ajo përmes ‘Facebook’ i premton pishtarit të demokracisë, Azem Hajdarit, se do e ndjek rrugën e tij, që asnjëherë nuk do e tregtoi lirinë e Shqipërisë.

Postimi i Rudina Hajdarit:

Babi, 22 vite pa ty pranë fizikisht jane shumë. Por ti je me mua përditë.

Je me mua kur zgjohem dhe shpesh e ndiej sikur me thua si dikur pasuria e gjithë botës është në duart e tua kur je njeri i lirë dhe i ndershëm.

Je me mua kur luftoj, e ndiej fuqinë tënde që më motivon dhe më shtyn të fitoj.

Je me mua kur takoj mijëra shqiptarë të cilët ende sot mbas 22 vitesh të kujtojnë sikur të kishin takuar dje.

Je me mua kur më jep forcën të ndjek rrugën tënde. Rrugën e drejtësisë, rrugën e lirisë, rrugën e njerëzve të lirë.

Më ka marrë malli, por të ndiej përditë, sepse mundohem të eci në hapat e tua.

Në hapat e një njeriu që kurrë nuk e tregtoi lirinë.

Do eci, ta premtoj!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se Ministria e Arsimit dhe…