Nuk më intereson që City nuk e mori Messin

12 shtator 2020 | 15:27

Kevin De Bruyne thotë se atij nuk i intereson se Manchester City nuk arriti dot të nënshkruante me Leo Messin. Ekipi anglez ishte favoriti kryesor për të marrë shërbimet e 33-vjeçarit, pasi argjentinasi njoftoi se dëshironte largimin nga Barcelona.

“Mua nuk më intereson. Me të vërtetë që jo. Nëse Messi do vinte tek ne, do e forconte shumë ekipin tonë, pasi për mua ai është më i miri i të gjitha kohërave. Por unë kurrë nuk shikoj se çfarë lojtarësh vijnë në skuadër.

Ti luan me lojtarët që ke dhe unë mendoj se kemi një ekip shumë të mirë”, Ka deklaruar De Bruyne në një intervistë për “Daily Mail”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar…