Haradinaj-Stublla zhvillon bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Turqisë

12 shtator 2020 | 16:40

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka shprehur mirënjohje ndaj shtetit të Turqisë për përkrahjen në vazhdimësi të Republikës së Kosovës, në rrafshin bilateral dhe atë të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

“Theksova se ne si shtet i ri, jemi të përkushtuar që njohjet tona ndërkombëtare të shtohen dhe të fuqizohet subjektiviteti ynë ndërkombëtar. Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me miqtë tanë me të cilët kemi të ndërtuar ura të qëndrueshme bashkëpunimi dhe raporte të pathyeshme”.

“Në po këtë kontekst, rikonfirmova se marrëdhënia e ngushtë bashkëpunuese me Turqinë është e shkëlqyeshme, dhe avancimi i interesave tona të përbashkëta do të bëhet në drejtim të forcimit të ndërsjellë”, ka shkruar ministrja Haradinaj-Stublla në llogarinë e saj në “Facebook”.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, i…