Hoti: Nuk ka më izolim të Kosovës, kjo është qeveri serioze

12 shtator 2020 | 16:55

Kryeministri Avdullah Hoti përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se nuk ka më izolim të Kosovës.

Sipas tij, për 100 ditë, Kosova është kthyer aty ku e ka vendin: në Shtëpinë e Bardhë, në kryeqytetin e BE-së në Bruksel, në selinë e NATO-s, në Paris dhe së shpejti edhe në qendrat e tjera.

“Pas një devijimi disavjeçar, e kemi kthyer Kosovën prapë në rrugen e integrimit euro-atlantik. E gjithë kjo është arritur pa shpenzuar miliona për lobim, por me përkrahjen e miqve, duke i bindur se kjo Qeveri është serioze karshi zotimeve të veta, me vendimmarrje bazuar në ligje dhe kushtetutë, e jo interesa parapolitike”, ka shkruar kryeministri Hoti.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë Besnik Tahiri, së bashku me ambasadorin Lulzim…