Të hënën nis mësimi në Shqipëri

12 shtator 2020 | 22:39

Të gjitha shkollat do të hapin dyert të hënën për të mirëpritur nxënësit, edhe pse këtë vit me një realitet të ri të kushtëzuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri.

Në disa shkolla janë identifikuar mësues të infektuar me koronavirus, por kjo nuk do të çoj në mos hapjen e shkollave.

“Shkolla Jeronim de Rada është një prej shkollave në kryeqytet e cila ka 5 mësues të infektuar me koronavirus, ndërsa janë në pritje të rezultateve të testit të gjithë mësuesit e shkollës. Pavarësisht kësaj situate, Ministria e Arsimit tha për Televizionin Klan se ajo do të fillojë procesin mësimor të hënën, ndërsa do të bëhet zëvendësimi i mësuesve të infektuar.

E njëjta procedurë, sipas Ministrisë së Arsimit, do të ndiqet me të gjitha shkollat që tashmë kanë mësues që janë izoluar si pasojë e Covid-19

Por ky vendim është vetëm për fillimin e shkollës, pasi protokollet e Institutit të Shëndetit Publik dhe po ashtu rregullorja e hartuar nga Ministria e Arsimit parashikon që në rastet kur një mësues apo nxënës do të infektohet, atëherë do të bëhet vlerësimi i rastit që mund të çojë nga mbyllja e një klase deri në mbylljen e shkollës.

Në të gjithë vendin janë rreth 480 mijë nxënës dhe 30 mijë mësues që do të zhvillojnë mësim në 1760 shkolla. Sa i takon procesit mësimor në 1100 shkolla do të jetë me një turn, në 480 me dy turne dhe në 180 shkolla me 4 turne. Ministria e Arsimit bën me dije se ka në gatishmëri edhe 1 mijë mësues të cilët do të rekrutohen në rastet kur do të jetë e nevojshme./tvklan

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka quajtur të…