Kryetari i SBASHK-ut: Kosova duhet të krijojë një platformë për arsimin bazuar në kushtet tona

13 shtator 2020 | 10:00

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, të Shkencës dhe të Kulturës së Kosovës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se janë bërë pothuajse të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.

Në këtë kontekst, Jasharaj ka deklaruar se janë të kënaqur me bashkëpunimin që kanë pasur me Ministrinë e Arsimit dhe me ministrin Ramë Likaj.

“SBAShK-u është i kënaqur me bashkëpunimin me Ministrinë e Arsimit. Ne kemi qenë gjithmonë të prirë për bashkëpunim korrekt në shërbim të arsimit dhe për zgjidhjen me dialog të kërkesave të anëtarësisë. Ministri Likaj me angazhimin dhe korrektësinë e tij ka krijuar një klimë të mirë të bashkëpunimit dhe vazhdimisht jemi në një front të përbashkët të angazhimit në shërbim të arsimit. Besojmë se kështu edhe do të vazhdohet”, ka deklaruar Jasharaj për gazetën “Epoka e re”.

Sa i përket reformave në arsim, ai ka thënë se Kosove duhet të krijojë një platformë për arsimin bazuar në kushtet tona.

“Kam deklaruar shpesh se në vitet e pasluftës në arsimin e Kosovës janë bërë shumë eksperimente dhe janë marrë modele të zhvillimit të arsimit nga vende shumë të zhvilluara. Duhet krijuar një platformë tonën për arsimin bazuar në kushtet tona. Institucionete Kosovës duhet ta përkrahin shumë më tepër MASh-in dhe arsimin duke krijuar kushte të duhura të punës arsimore dhe edukative në institucionet arsimore. Ka kaluar koha e procesit mësimor me shkumësa e shpuza”, ka thënë Jasharaj.

Ai ka thënë se duhet investuar në arsim në mënyrë që shkollat tona të ecin në hap me zhvillimet e hovshme teknologjike.

“Duhet ruajtur figura e mësuesit e jo që kjo figurë të kritikohet publikisht e pa bazë. Duhet shtuar numrin e inspektorëve profesionalë, të cilët do të shkojnë në shkollat tona e do të përcjellin në klasë punën e mësimdhënësit dhe ta lavdërojnë për punën dhe përkushtimin, por edhe t’i tregojnë për lëshimet eventuale, për t’i dhënë kështu mundësi e këshilla për përmirësim të vazhdueshëm”, ka deklaruar kryetari i SBASHK-ut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar…