Lakersat pas 10 vjetësh kualifikohen në finale

13 shtator 2020 | 13:30

Los Angeles Lakers sigurojnë pas 10 vjetësh mungesë finalen e Konferencës së Perëndimit në NBA.

Krejt e lehtë për LeBron James me shokë, të cilët dominuan në ndeshjen e 5-të kundër Houston Rockets, duke për 119-96 dhe mbyllur serinë 4-1. Tani në finale mund të jetë derbi i shumëpritur kalifornian mes Lakersave dhe Clippersave, me këta të fundit që kryesojnë 3-2 ndaj Nuggets mund të mbyllin llogaritë në rast suksesi, pa qenë nevoja që të luhet sfida e 7-të.

Përballja e pestë mes Lakersave dhe Rockets nuk pati histori, pasi u vendos që në periodën e parë, me një rezultat të pjesshëm 35-20, raporton “SS”.

Rockets u përpoqën të shkurtonin diferencën para pushimit me pjesëve, por në periodën e tretë LeBron me shokë e “vranë” përfundimisht ndeshjen, duke shkuar plus 26 pikë. Në periodën e fundit Rockets thjesht pritën rënien e sirenës për të zyrtarizuar eliminimin.

Të gjithë basketbollistët titullarë të Lakersat realizuan numër dyshifror pikësh, të udhëhequr nga LeBron, i cili shënoi 29 pikë, rikuperoi 11  topa dhe dha 7 asistime. 30 pikët e James Harden rezultuan të pamjaftueshme për Houstonin, ndërsa për Russell Westbrook ishte një mbrëmje vërtet për t’u harruar, pasi e mbylli takimin me vetëm 10 pikë, duke mos qenë i saktë në asnjë tentativë për tre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkëndija e Tetovës merr kryesimin e Ligës së Parë të…