Pse dha dorëheqje Idriz Vehapi nga posti i kryetarit të degës së PDK-së në Rahovec?

13 shtator 2020 | 13:35

Idriz Vehapi nuk do të jetë më kryetar i degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Rahovec.

Dje me vota unanime, kryesia e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Rahovec, ka zgjedhur për kryetar të ri, Qazim Qeskën.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka falënderuar për punën e madhe Vehapin, i cili, për shkak të angazhimeve të reja universitare ka dhënë dorëheqeje nga posti i kryetarit të degës së PDK-së në Rahovec, raporton “Epoka e re”.

Zyrtari i lartë i PDK-së, Elmi Reqica, ka falënderuar Vehapin për kontributin dhe punën e shkëlqyer në PDK si dhe ka uruar për detyrën dhe përgjegjësinë e re në Universitetin e Prishtinës.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Los Angeles Lakers sigurojnë pas 10 vjetësh mungesë finalen e…