O (LPK-istë) me damkë!

13 shtator 2020 | 16:16

I nderuari shoku Ismet!
Nga te gjitha urimet qe morra për ditën e lindjes sime,urimi i juaj ishte diçka shumë, shumë i veçantë ,fjalët e tua ishin jashtë kornizës së urimit o Ismet shoqi,fjalë të shkruara nga një veteran veprimtarë i LPK-së dhe çështjes Kombëtare.

Po Ismet unë isha dhe do mbetem një LPK-ist ,fal teje!

Ishe Ti që e formove celulën nën udhëheqjen e Heroit Tefik Zymberit dhe Ismet Tafilit!

Ishe Ti që na tregoje dhe rrugicat e qytetit të Gjilanit!

Ishe Ti që thoshe se erdhi koha që ne të gjenim mënyra që të armatoseshim!

Unë e di që Ty s`të pëlqejnë fjalët e mëdha po Ti je i Madh , sepse, je njeriu i luftës për Liri , njeriu me dashuri të madhe për Kosovën dhe Shqipërin.

Ismet shoqi, Ti dole nga korniza e fjalëve të urimit,sepse je njeriu i idealeve të mëdha, njeriu i pushkës dhe lapsit!

Faleminderit!

Me respekt
Gani Shala, 13 Shtator 2020!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lazio ka konfirmuar se Vedat Muriqi do të jetë lojtar…